Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS pëson parainfarkt, me urgjencë drejt Tiranës

Deputeti socialist Spartak Braho ka pësuar parinfark mbrëmjen e djeshme.. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se deputeti një ditë më parë ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.

Pas vizites së parë te bërë nga mjekët e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë, në nje spital privat, ku i është nënshtuar vizitës nga mjekët kardiologë. Ata konstatuan se Braho kishte pësuar parainfarkt dhe kanë thënë se ishte fat që u kap shpejt kjo gjendje.

Mësohet se kur ai ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen dhe familjarët dhe të afërmit i kanë thënë të nisej për kontroll mjekësor menjëherë. Por duket se ai e ka neglizhuar, duke besuar se ishte nje gje qe kalonte vete.  Ka qenë ky insistim i të afërmëve që parainfarkti u kap në kohë.

Të fundit