Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së ‘blen’ këshilltar bashkiak, por nuk ka kryetaren e Bashkisë

Deputeti i PS-së ‘blen’ këshilltar bashkiak, por nuk ka

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni njoftoi dje se dy këshilltare bashkiake të opozitës ju bashkuan socialistëve. Hyseni, i shoqëruar nga kryetari i PS-së së Sarandsë, së bashku me dy këshilltaret deri dje pjesë e opozitë, u shfaq në një nga lokalet e njohura të Sarandës ndërsa në një postim të bërë në rrjetin social Facebook e cilëson këtë si nisje të fushatës së anëtarësimeve të reja.

Por ajo që tërheq vëmendje, në foto pasi në realitet dihet arsyeja, është mungesa kryetares së Bashkisë së Sarandës. Raportet mes deputetit dhe kryebashkiakes janë në pikën e tyre më të ulët aq sa Florjana Koka shihet si e përjashtuar nga PS.

Mesa duket mungesën e kryebashkiakes, edhe pse e zgjedhur nën siglën e PS-së, Hyseni duket se kërkon ta zëvendësojë me këshilltar bashkiak.

 

 

Të fundit