Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Një nga kritikat e bëra Edi Ramës, sa i takon drejtimit të Partisë Socialiste dhe listës së deputetëve, lidhet pikërisht se ka afruar njerëz të cilët njihen për afërsinë me të dhe që nuk kanë lidhje me partinë që garojnë.
Por, i ftuar në emisionin ‘Kapital’ në Vizion Plus, deputeti socialist Fidel Ylli tha se vetëm ai është shoku i Ramës në parlament. Ylli tregoi se miqësia mes tyre është e hershme, që kur kanë qenë të dy sportistë ndërsa ka rrëfyer edhe propozimin që Rama i bëri për t;u përfshirë në politikë.
Deputeti socialist tha se edhe Dash Peza ka qenë shok i Ramës, por ai vendosi të largohej nga politika dhe të merrej me bizneset e t’ia.
“Më jepni një emër tjetër që është shoku i Ramës në parlament. Rama në parlament më ka vetëm mua shok, dhe s’më ka lidh politika, as biznesi po më kanë lidhur vitet e rinisë kur kemi qenë sportista të dy në klubin ‘Dinamo’, unë kam qenë një sportin në sportin e mundjes, ai ka qenë basketbollist dhe këtë miqësi ne e kemi vazhduar në vite edhe kur isha në sistem pedagog në Akademinë e Arteve dhe unë vazhdoja trajnerllikën në klubin ‘Dinamo’ dhe nuk e kemi lënë në asnjë moment.
Kush është shoku i Ramës? Më thuaj një? Asnjë, po ta jap unë me përgjegjësi. Kanë qenë dy, ka qenë Dash Peza, shoku i tij dhe Fidel Ylli. Dash Peza u largua vetë me dëshirën e tij, tha u lodha, do shoh bizneset e mia dhe absolutisht nuk ka asnjë shok”, u shpreh Fidel Ylli.