Flash News

KRYESORE

Deputeti ironizon Erjon Braçen: Këtë herë nuk ta mbajti

Deputeti ironizon Erjon Braçen: Këtë herë nuk ta mbajti

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka ironizuar dhe ka kritikuar kolegun e PS , Erjon Braçe, për qëndrimin që ka mbajtur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Spahiu e konsideron të pabesueshëm faktin që Braçe përjashtoi veten dhe të gjithë Komisionin e Ekonomisë, që ai drejton, nga diskutimi për shkatërrimin e godinës për teatrin.

Spahiu kujton se Braçe ka votuar kundër grupit të PS për çështje të vogla, por këtë herë nuk ja mbajti që të ngrihej në nivelin e një socialisti jo rilindas.

Reagimi i Përparim Spahiut:

E pabesueshme se si Kryetari i Komisionit të Ekonomisë përjashtoi vehten dhe gjithë Komisionin nga diskutimi për shembjen e teatrit.

Ka ndodhur që ka votuar kundra grupit për ndonjë çështje të "rëndësishme" por këtë herë nuk ja mbajti, nuk u ngjit dot në nivelin e një socialisti jo rilindas.

Duket se puna që bën nuk është dhe aq "keq". Mund të mbajë në sirtare vite të tëra ligje të rëndësishme për shumë xhepa por dhe kalojë ligje shumë të rëndësishme për shumë xhepa të tjerë....

Artan Fuga sërish kritika Mirela Kumbaros: Shporru fantazëm e antikulturës nga bota shqiptare!

Të fundit