Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë (LSI), përfaqësues i Lezhës, Gjovalin Kadeli, ka ndërruar jetë sot në një spital në Itali ku prej disa muajsh po kurohej pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Prej muajit mars, Kadeli ndërpreu aktivitetet politike pasi sëmundja iu përkeqësua. Deputeti vuante nga ‘Pankreasi Akut’ dhe pasi gjendja e tij shëndetësore filloi të rëndohej u dërgua për kurim më të specializuar në Itali.
Kadeli ka qenë deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.
Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Partia Demokratike e përfshiu në listat e saj të kandidatëve për Lezhën ku ai zgjodh deputet.
Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI sipas një dakordësie paraprake qe thuhet se ai kishte arritur me kryetarin e PD asokohe, Sali Berisha.
Para se të futej në politikë, z. Kadeli ishte një biznesmen i suksesshëm në qytetin e Lezhës. Zonë ku çmohej për bujarinë dhe lidhjet me komunitetin.
Ekipi i Politiko.al i shpreh ngushellime familjes Kadeli dhe të afërmve për humbjen.