Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI-së për statusin e minatorit: Do të ketë protesta masive

Deputeti i LSI-së për statusin e minatorit: Do të ketë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, në një prononcim për Ora News deklaroi se për çështje e minatorëve do të ketë protesta masive.

Propozuesi i projekt ligjit për statusin e minatorit, tha se nëse qeveria e rrëzon atë, do të marrë të tjera iniciativa.

“Mund të marr iniciativë tjetër me kërkesë dhe me detaje për të gjitha  kostot dhe numrin e minatorëve dhe përfituesve. Unë e mbyll fjalën time edhe me bindjen se do të ketë protesta masive.

Sindikalizmi në Shqipëri është në nivelet më të ulëta historike, por them që ka sindikalizëm në shpirt, jo vetëm të minatorëve, por edhe bizneseve të vogla që kjo qeveri e dimë ku i ka çuar, edhe sindikalizmit të arsimit, edhe gjithë sektorëve të ekonomisë ku e vëmë re sa rëndë dhe poshtë jemi”, deklaroi Spahiu.

 

Të fundit