Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI: Test antidoping Ramës para çdo vendimi!

Deputeti i LSI: Test antidoping Ramës para çdo vendimi!

Vota e Shqipërisë kundër qëndrimit të SHBA në lidhje me njohjen e jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit ka shkaktuar reagime dhe akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama.

Shqipëria ishte një nga 128 vendet që mbështetën një rezolutë të propozuar nga Turqia, ndërsa Ministria e Jashtme e argumentoi këtë qëndrim me atë të BE-së.

Mes reagimeve të shumta ishte edhe ai i deputetit Përparim Spahiu, sipas të cilit përpara vendimeve të tilla këtyre duhet t’i bëhet testi antidoping.

“Po si ka mundësi që nuk dëgjohet e nuk meret parasysh çfarë kërkon aleati më i madh e më i dashur i shqiptarëve…

Përfundimisht këtyre duhet t’ju bëhet testi antidoping përpara çdo vendimarrje pasi, nuk janë vetëm trafikantë por dhe përdorues të drogës…”, shkruan Spahiu.

Të fundit