Flash News

KRYESORE

Deputeti mjek jep alarmin: Situatë dramatike për qytetarët në këto ditë të nxehta në spital

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh edhe me profesion mjek jep alarmin se një situatë kaotike ka përfshirë spitalin rajonal të Shkodrës në këto ditë të nxehta gushti.

Përmes fotove, Bardhi tregon se si qytetarët presin në radhë të gjata për një vizitë shëndetësore, apo vetëm për një vulë për rinovim patente, pas derës së mjekut.

“Situatë dramatike për qytetarët në këto ditë të nxehta në Spitalin e Shkodrës. Radhë pa fund të prindërve me fëmijë të vegjël që presin për një vizitë apo qytetarë që presin me ditë të tëra një vulë për rinovim patentë.

Sigurisht, faji nuk është i mjekëve që japin maksimumin në kushte aspak normale ndërkohë që ministrja dhe drejtuesit e sistemit bëjnë shoë para kamerave. Kjo është shëndetësia e fasadës në vend të shërbimit. Kjo është shëndetësia "falas"”, shkruan deputeti demokrat.

Të fundit