Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD flet për ‘Revolucionin e shit’-it: Pas triumfit fillon e ha bijtë e vet

Deputeti i PD flet për ‘Revolucionin e shit’-it: Pas triumfit

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për “revolucionin e shit”-it në Shqipëri, pas raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit. Boçi thotë se ky revolucion pas triumfit fillon e ha bijtë e vet dhe këtu i referohet ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Berat, policëve dhe inspektorëve të INUK.

Buçi shprehet se ka të tjerë që do të përballen me këtë situatë dhe po presin gishtin e “revolucionarit”.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Revolucioni i SHIT-blerjes së votës!

Si asnjëherë tjetër, OSBE-ODHIR-i, konfirmoi se në vendin tonë ka ndodhur një "revolucion" i vërtetë!!!

Ai i SHIT-blerjes së votës. Thëne shkurt "Revolucioni i SHIT-it", me të cilën Rama përsëriti pushtetin e tij!

Dhe "Revolucioni" nuk harron. I kthehet gjithmonë zakonit:

Pas triumfit fillon e ha bijtë e vet! Dhe ky i SHIT-it kështu po bën.

Këto "bijë" janë "kockat" që i hidhen popullit në emër të popullit, për të marrë nga ai dhe lavdinë:

- Drejtori i Aluiznit Berat, bashkë me të tjerët drejtorë të shënuar në "listën e zezë" të Ramës, janë pjesë e Skuadronit "Kafka dhe Legalizime", të blerjes së votës. Me "urdhër nga lart" për katër vite me rradhë, këta legalizuan edhe qentë e macet e rrugës, me Lamen e relikave, përmes mijëra shkeljesh, marifetesh e rryshfetesh, vetëm e vetëm me "lyp" e me ia "hyp" me zor votës.

- Bosët e drogës, të cilët sot Rama i pranoi vetëm pasi "gjeli këndoi tri herë", nuk janë gjë tjetër, veçse "Trupa Elitë" e financimit dhe blerjes e trysnimit të votës. Ndonjëri nga ata, sipas KM, do e hajë e do bjerë hero, në emër të qindrave të tjerë që do mbeten, afër udhëheqjes, e cila do i nderojë përjetë!

- Policët, disa fukarenj prej të cilëve Çako po "i shkrin" en bloc, sepse kanë "llap pak si shumë", janë pjesë e "Delta Votë-s" shtetërore, që bashkëpunuan thellësisht me krimin e çdo ngjyre për katër vite, në drogë, pastrim parash e tyrli "punësh", për hir të rrëmbimit e blerjes së votës. Për Çakon e Ramën betejat kanë dhe "dëshmorët" e tyre. Lavdi "dëshmorëve"!

- Inspektorët e INUK-ut që "po dalin për skrap", me urdhër të Ramës, për mosveprim, ishin pikërisht anëtarë aktivë të mega-grupit "Mashtro-Mbyll një sy-Kërcëno" për mbledhjen "me dashuri" të votës, kudo në terren ku vlonin ndërtimet pa asnjë leje. Ca nga këto dinë më shumë se ç'duhet, për mbylljen e syve, ndaj duhen eleminuar si "armiq" të shtetit tonë "të fuqishëm".

- Ka dhe të tjerë.....për të cilët pritet vetëm gishti i kryerevolucionarit.

Rroftë Revolucioni i SHIT-it!!!!!

Të fundit