Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Grupi i PS vlen më shumë se Reali i Madridit

Deputeti i PD: Grupi i PS vlen më shumë se Reali i Madridit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë u mbajt seanca dёgjimore mbi raportimin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave për vitin 2017.

Gjatë diskutimeve, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i kërkoi kreut të Parandalimit dhe pastrimit të Parave që të  bëj një hetim pasi, sipas llogarive të tij, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, vlen më shumë se ekipi i Realit të Madridit.

“Si ka mundësi që grupi parlamentar Socialist vlen më shumë se Reali i Madridit. Sipas llogaritjeve që kam bërë unë, duke parë pasuritë e deklaruara rezulton se vlejnë më shumë se Reali”, u shpreh Salianji.

Të fundit