Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD ngre pyetjen: Gjykata Kushtetuese peng i shitjes së detit?

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar sa i takon negociatave të zhvilluara mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar. Duke ju referuar Ramës, Bylykbashi shkruan në rrjetin social Facebook, se tregtari i kufinjve ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës.

Duke sjellë në vëmendje faktin se Gjykata Kushtetuese sot është në kolaps dhe nuk mund të marr vendime për shkak të vakancës, deputeti i PD-së ngre pyetje duke thënë se “a mos vallë Rama e bllokon Gjykatën Kushtetuese që në këtë Rrëmujë të Drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe Gjykata të mos e anulojë marrëveshjen?”.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit‎

Gjykata Kushtetuese peng i shitjes se detit?

Rama i ka shitur territorin e Shqiperise‎ grekeve! Tregtari i kufinjve ka bere marreveshje ne fshehtesi dhe ne shkelje te Kushtetutes. Askush nuk di c'fare interesi tjeter kombetar ka tregtuar per pushtetin e tij.

‎Gjykata Kushtetuese eshte ne kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anetare, vetem 5 jane sot ne detyre me mandat te plote. Rama po bllokon zevendesimin e vendeve bosh. ‎

A mos valle Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese qe ne kete Rremuje te Drejtesise te beje fakt te kryer shitjen e detit dhe Gjykata te mos e anuloje marreveshjen?‎

P.S.: sa here Rama ben ndonje zullum e quan reforme. Shihni kur ta quaje kete Reforma e Detit. Kesaj radhe ata qe do duartrokasin do te jene ne Athine.

Të fundit