Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD nxjerr emrin, cili është kryebashkiaku që pritet të arrestohet së shpejti

Deputeti i PD nxjerr emrin, cili është kryebashkiaku që pritet

Pas debateve për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Lezhës, për të cilin dje gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, analistët dhe përfaqësues të politikës kanë ngritur pikëpyetjen se cili është zyrtari i lartë që e ka radhën të vihet në pranga për “shpërdorim detyre”.

Mbrëmë në emisionin “Studio e hapur” e Eni Vasilit në “News 24” në panelin e të ftuarve u diskutua se një tjetër kryetar bashkie, kësaj here pjesë e Partisë Socialiste, pritet të arrestohet për çështje javësh.

I pari që e nisi debati ishin analisti Arjan Curri, i cili tha se një kryetar bashkie në jug të vendit do të vihet në pranga. “Ai është në siglën e PS, por e ka humbur mbështetjen”, u shpreh Curri.  

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Ervin Salianji foli më konkretisht duke theksuar se bëhet fjalë për kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.

“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në televizion, duken sesa serioze janë gjërat”, u shpreh deputeti i ri i Partisë Demokratike.  

 

Të fundit