Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Deputeti i PD propozon 7 pika për ringritjen e Shkodrës dhe të veriut: Drejtuesit në prapaskenën e PS, po zbatojnë “Republikën e terrorit”
Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka reaguar për 26 vjetorin e fitores së parë të demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme, duke u shprehur se ata që u rrëzuan asokohe, drejtuesit e sotëm në prapaskenë të PSSH, ideuan, projektuan dhe po zbatojnë “republikën e terrorit”.
Gurakuqi thotë se socialistët sot, kanë përjashtuar nga e drejta e vendimarrjes politike, ekonomike, financiare, administrative dhe nga ekspertiza shtetërore, gjithë klasën intelektuale të Shqipërsisë së Veriut, të Shkodrës, që është kryeqendra e gjysmës së Shqipërisë.
Deputeti demokrat rendit shtatë pika që do të ndihmojnë në ringritjen e Shkodrës dhe të veriut dhe pjesëmarrjen aktive në jetën kulturore, ekonomike dhe politike të vendit.
Reagimi:
Përballë republikës demokratike te te gjitheve, qe mori rruge me 22 mars 1992, sot, 26 vite me pas, ata qe u rrezuan asokohe, drejtuesit e sotem ne prapaskene te PSSH, ideuan, projektuan dhe po zbatojne, nje qeverim te njeanshem, “republiken e terrorit”, te ujerave qe leshohen pa ngurrim mbi popullin e pambrojtur, "republiken e kanabisit dhe kokaines", te drejtesise selektive, te shantazhueshne dhe te perdorshme, republiken asimetrike, qe pengon zhvillimin e njetrajteshem dhe qendrueshem te te gjithe aneve te Shqiperise.
Ashtu siç vepruan etërit e kuq pas marrjes së pushtetit me dhunë më, 29 nëntor 1944, duke përjashtuar tërësisht të gjithë përfaqësuesit e shkolluar të Shqipërisë së Veriut nga vendimarrja politike dhe ekzekutive, edhe nipat e tyre në Qeveri, sot, 70 vite më vonë, kanë ndërtuar një regjim monist, në një demokraci fasadë, që ka përjashtuar nga e drejta e vendimarrjes politike, ekonomike, financiare, administrative dhe nga ekspertiza shtetërore, gjithë klasën intelektuale të Shqipërsisë së Veriut, të Shkodrës që është kryeqendra e gjysmës së Shqipërisë, kanë përjashtuar përfaqesuesit e desidencës, fëmijet e shkolluar të emigrantëve, gjithë pjesën e shoqërisë që mendon.
Ne vend te tyre kane pilotuar ca njerez pa konstruksion te qarte intelektual, pa vetedije per nevojat komunitare, pa respektin mbi detyrimin mbrojtes ndaj popullsise, qe sot vuan nen terrorin e ujerave te Kaskades se Hidrocentraleve, qe kane shkaterruar gjithshka dhe po hyjne idhtas ne qytetin mijeravjecare, kryeqender iliro-arbnore, zemra e qytetnimit shqiptar.
Në qofte se ndonjëri mendon të sjellë si shembuj kundërvënie të deklarimit tim të mësipërm, “përfaqësuesit kukulla të qeverisë”, nga Shkodra, të cilët nuk ngurruan për të menaxhuar me sukses milionat e parave të drogës, që ju vunë në dispozicion për të drejtuar me fodullëk një operacion të tërë të shitblerjes së votave në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, duke ngulitur të një brez i tërë modele të shëmtuara të sigurimit të pivilegjeve në jetë, unë do ju thoja, se Shkodra ështe mësuar në tradicionin e mirëfilltë të saj të ketë të tjera modele si përfaqësi.
Përfaqësia e saj tradicionale në ekzekutiv ka qenë e shkolluar mirë, serioze, e mbruajtur me dashurinë e njëllojtë Gegë-Toskë, Shqipërinë e Bashkuar, pa dallime dhe pa paragjykime. Shkodra e sotme ka me qindra djem e vajza të reja, që atdheu i ka nxjerrë jashtë, por qe bota e qytetëruar i nderon për dijen, aftësitë intelektuale, urtësinë dhe qytetarinë.
Ka ardhur koha, që mekanizmi, që e çoi punën deri ketu, sa hardallisja të jetë tipar dallues i drejtimit politiko-administrativ , sa rrena, dredhimi, frika, perulja, mashtrimi, shërbimi ndaj së keqes, bashkëpunimi në përmbytje të bëhet një metodë e qëndrueshme, tanimë duhet të marrë fund.
- Ne procesin e rajonalizimit administrativ te Shqiperise, kryeqendra e rajonit verior duhet te mbetet, aty ku historia e ka caktuar dhe "vulosur";
- 2.Kjo do te thote, qe drejtimi administrativ regjional te kete kryeqendren e vet ne Shkoder, dhe nisma e çmendur e zhvendosjes se drejtorive arsimore, te bujqesise, arkivave, ujerave, shendetesise nga e andej drejt Lezhes dhe Kurbneshit, te zhvleftesohet;
- Ndryshimi i metodes dhe i kritereve te ndarjes se Fondit te Zhvillimit te Rajoneve, ne proporcion me numrin e popullsise, me territorin, prioritetet dhe kompensimin e demeve te shkaktuara nga politika antikombetare e fondeve zero per Veriun.
- Ndertimi i nje administrate te larte shteterore dhe te diplomacise, me perfaqesim te pershtatshem dhe te drejte, jo permes pilotimit te figurave fasade nga qelizat e rinovuara te servitoreve te dikurshem te regjmit komunist, por nga rinia e shkolluar, teknicienet dhe femijet e desidences, si nevoje kompensuese.
- Zgjidhja me eksperte te inxhinierise hidroteknike e regjimit ujor ne Nenshkoder, rikonstruksioni i gjithe sistemit te kanalizimeve, argjinaturave shtreterve lumore, ndertimi i projektit te portave te Ures se Vjeter te Bunes dhe vendosja e nje procedure te re te menaxhimit te Kaskades se Hidrocentraleve mbi Lumin Drin.
- Kompensimi i demeve te shkaktuara nga permbytjet dhe rregullimi i pershtatshem i rrugeve tangeciale te qytetit te Shkodres.
- Plotesimi i projekteve te investimeve te paraqitura nga entet vendore dhe perfaqesia politike.
Sot, me 22 mars 2018, eshte koha per t'u bere gjithe se bashku, dhe mos me i dhane ma mireseardhjen, "te keqes ma te vogel", por me zgjedhe Eliten e Rinise se Shkollueme..