Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon email-et: Ja si Nikolla po përdor kushëririn e saj për fushatën e mjerë

Deputeti i PD-së, Luciano Boçi ka reaguar pas njoftimit të ish-ministres Lindita Nikolla se një protestues i çadrës së opozitës kishte gjetur punë dhe i biri ishte bërë pjesë e PS.

Boçi sqaron se personi që i referohet Nikolla është kushëriri i saj, të cilin e kishte hequr padrejtësisht nga puna. Ai publikon edhe email-et që ka shkëmbyer me këtë person, i cili pavarësisht se kishte përmbushur të gjitha kërkesat nuk kishte gjetur punë si mësues, por vetëm tani që viti shkollor po mbaron dhe jemi në kohë fushate.

Reagimi i Luçiano Boçit:

PORTALI I LINDITËS DHE FRANI

Eh moj Linditë!!!!

Të ka çorientuar fare mungesa e kolltukut të Ministres dhe fushata.

Po përdor dhe Franin tani, kushëririn tënd, për të cilin të kam kujtuar që e ke hequr padrejtësisht dhe që është njeriu yt (kështu thoshte se paku vetë Frani).

Nuk u mjaftove me kalvarin e Franit, por po përdor dhe të birin tani!

Po ç'portal fitoi Frani?!!

Në fund të vitit shkollor dhe në prag të pensionit?!!

Po Frani është mësues shumë i vjetër.

Pse tallesh kaq hapur xhanëm me njerëzit?!!!

Po të postoj email-et që kam komunikuar me të dhe të vërtetat e hidhura që ti fsheh prapa një foto me të birin!

Lexoji me vëmendje!!!!!

Sa keq për fushatën tënde të mjerë?!

Të fundit