Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së jep alarmin: Gjendje terrori në Dibër

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar policinë e Dibrës se po burgos shoferët protestues. Gjunkshi, shkruan në rrjetin social Facebook se sot që në orën 06.00 janë ndaluar shoferët të cilët protestojnë për të mbajtur gjallë frymën e gojës.

Deputeti demokrat thotë se prej nëntë muajsh, shoferët trokasin në dyert e shteti, por fatkeqëshit, shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Postimi i plotë i Gjunkshit

Gjendje terrori ne Diber.

Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shoferat protestues.

Sot qe ne oren 06.00 te mengjesit jane ndaluar shoferet te cilet protestijne per te mbajtur gjalle frymen e gojes. Ato qe prej nente muajsh trokasin ne dyert e shteti, por fatkeqeshit, shqetesimi i tyre ka rene ne vesh te shurdher. Ata po protestojne kunder monopolizimit, kunder korupsionit, kunder polisicise e cila lejoi qe te mbillej e gjithe kurora e Dibres me droge. Jane pikerisht keta drejtues policie te cilet akoma vazhdojne te qendrojne ne detyre. Keta i sherbejne vetem krimit.

I bej thirje urgjent Kryeministrit te vendit Zotit Edi Rama, Ministrit te Brendshem Zotit Fatmir Xhafa te lere protestuesit ne te drejten e tyre legjitime. Ne rast se keni vullnet, keni deshire per te bere sadopak shtet, keni momentin e duhur per ta treguar kete, duke e filluar nga Dibra.

Të fundit