Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së: Kompromisi ynë do ishte Qeveri e PS, pa Ramën kryeministër

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, Romeo Gurakuqi e cilëson jo legjitime dhe jashtë vullnetit të sovranin maxhorancën e dalë nga zgjedhjet parlamentare. Në një analizë për “Panorama”, Gurakuqi thekson se kryeministri Rama e shkeli marrëveshjen parazgjedhore me opozitën dhe përdori çdo resurs për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve, duke mos bashkëpunuar me ministrat teknikë të propozuar nga PD. Deputeti i ri demokrat propozon disa skenarë të mundshëm për përmbushjen e reformave të rëndësishme që vendi duhet të ndërmarrë, ku nuk propozohet një qeveri e re me teknicienë. Por sipas Gurakuqit opsioni i kompromisit të opozitës me qeverinë do të ishte një Qeveri pa kryeministër Edi Ramën, por me një figurë të mirëfilltë intelektuale, progresiste dhe reformatore me një mandat të kufizuar.

 

Të fundit