Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së: Njoftohen për kontroll tatimor, militantet e PS-së në Shkodër ulin qepenat e bizneseve

Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Gjunkshi, ka denoncuar rastin kontrolleve tatimore ne Dibër. Ai shprehet se ditët e fundit në kuadër të aksionit kundër informalitetit po kryen kontrolle në të gjithë bizneset e vogla në Dibër, por ajo që Gjunkshi denoncon është fakti që kontrolli po kryhet në mënyrë selektive dhe të njëanëshme.

 Bizneset në pronësi të militantëve socialistë janë lajmëruar më herët  dhe për pasoj ata kanë ulur qepenat për t’iu shmangur kontrollit të Drejtorisë Tatimore Rajonale Shkodër, deklaron deputeti i PD-së.

Në mbyllje të deklaratës së tij Gjukneshi bën publike rastin e një biznesi familjarë i cili është gjobitur pa u mbështetur në asnjë dispozitë ligjore.

Statusi i plotë:

Taksidaret e Rilindjes po terrorizojne biznesin e vogel ne Diber.

Ne Diber ditet e fundit ne kuader te aksionit kunder informalitetit po kryhen kontrolle nga drejtoria tatimore rajonale Shkoder.

Mbeshtes fuqimisht domosdoshmerine per te ulur informalitetin. Ulja e infirmalitetit realizohet nepermjet bashkepunimit dhe ndihmes me biznesin duke e lehtesuar ate. Kalimi ne masa me ekstreme duhet te ushtrohet vetem kur ky bashkepunim mungon.

Terheq vemendjen qe puna e inspektoreve nuk eshte ne funksion te ndihmes per formalizimin e biznesit, por po punohet ne menyre te njeaneshme dhe selektive. Nuk permirsohet situata duke bere kontrolle selektive te paramenduara mbi bazen e listave te pergatituara ne zyrat e Ps-se dhe vecanerisht te PDIU-se. Konstatohet qe bizneset e Partise Socialiste dhe te PDIU-se gjate diteve te aksionit tatimor kane qene te njoftuar paraprakisht per keto kontrolle dhe per rjedhoje kane ulur qepenat duke ju shmangur kontrollit tatimor. Keto biznese familjare qe po gjobiten nga keto xhelate te rilindjes nuk jane biznese te zeza. Biznese te zeza jane korupsioni, kontrabanda, krimi, droga, prostitucioni etj.

Po goditen kryesisht bizneset e vogla, familjare me gjoba te medha dhe te pa berballueshme. Keto politika te cojne ne thellimin e varferise te popullit te dibres duke i i bere qe te konsumojne me pak.

Konstatohet qe ne shume raste keto gjoba nuk jane te bazuara ne aktet ligjore ne fuqi.

Gjithashtu, ajo qe vihet re nga ky kontroll eshte se inspektoret tatimore nuk guxojne te hedhin syte dhe jo me te ushtrojne kontroll tek biznesi i madh prane njerezve te PS dhe PDIU-se. Keto biznese, qe duhet te ishin paguesit kryesore te tatimeve, u shmangen atyre duke filluar nga futja pa dogane e mallit nga Maqedonia e per rrjedhoje dhenies se mallit pa fature tatimore me TVSH, biznesit te vogel. Pra inspektoret tatimore nuk kontrollojne shmangjen nga taksat doganore dhe TVSH-ja e biznesit te madh prane qeverise por vendosin gjoba biznesit te vogel qe eshte ne kushtet e mbijeteses. Kerkoj qe te dale urgjentisht pergjegjesia ndaj atyre qe kane pergatitur listat e kontrolleve selektive te bizneseve dhe inspektoreve tatimore qe jane perfshire ne kete proces.

Bashkelidhur po jap vetem nje fakt te nje biznesi familjar i gjobitur pa cituar asnje dispozite ligjore ku eshte bazuar kjo gjobe.

Të fundit