Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së përballet në fshatrat e përmbytur me dy ministrat e Ramës, replika me Xhaçkën, Bushati qëndron i heshtur

Deputeti i PD-së përballet në fshatrat e përmbytur me dy

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka qenë në fshatrat Trush, Dajc dhe Samrisht i Ri në Shkodër, të cilat ndodhen prej tre javësh nën ujë. Atje, Gurakuqi është përballur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet i Shkodërs, dhe  ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gurakuqi ka kritikuar ministrat e qeverisë për vendimin për të mos shpallur gjendjen e emergjencës, ndërkohë që Xhaçka ka replikuar duke theksuar se kjo nuk do të ndryshonte asgjë sepse masat kanë qenë maksimale.

I gjendur midis replikave të deputetit demokrat dhe koleges në qeveri, ministri Bushati ka qenëdruar pjesën më të madhe të kohës në heshtje, duke kërkuar vetëm në një rast që të mos bëhet politikë në këtë situatë të rënduar.

Gjithsesi, Gurakuqi ka sjellë shembujt e disa banorëve që janë rikthyer në fshatrat e tyre ku kanë investuar miliona lekë, ndërkohë që tani shohin se si shkatërrohet puna e tyre. 

Të fundit