Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së tregon fatin që do ketë ‘Forca e Ligjit’: Në 2018-ën do thonë që nuk ka fuqi për ngjarjet e 2017-ës

Deputeti i PD-së tregon fatin që do ketë ‘Forca e

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e sheh me skepticizëm operacionin e qeverisë ‘Forca e Ligjit’ për të goditur lidhjet e kriminelëve me politikanët. Ai shprehet se në 2018-ën, zyrtarët e qeverisë do thonë se task forca nuk ka fuqi prapavepruese për ngjarjet e 2017-ës, sepse kjo është antikushtetuese. Madje, Bylykbashi paralajmëron konferenca nga Fondacioni Soros dhe Komiteti i Helsinkit kundër këtij operacioni me qëllim që ta shpallin antikushtetues.

Tahiri nuk hyn te ‘peshqit e mëdhenj’ për të cilët ambasadori Donald Lu kërkoi arrestimin në 2018-ën, thotë Bylykbashi, sepse është i periudhës 2013-2017.

Reagimi:

Dekriminalizimi sipas Paolo Borselinos‎

"Egziston nje keqkuptim baze. Politikani qe ka frekuentuar mafioze, nese nuk denohet nga gjykata, eshte i ndershem. Jo! Gjykata mund te beje vetem saktesime te natyres gjyqesore. INSTITUCIONET KANE DETYREN te flakin politikanet e afert me Mafien, per te qene te ndershme, por edhe te shfaqen te tilla.‎"

(Paolo Borselino - prokuror antimafia i vrare nga Mafia ne 1992)‎

Peshkun e madh ne e patem ne Parlament. Mazhoranca nuk e flaku ne duart e Drejtesise por e mbrojti nga rrjeta e saj duke e veshur me imunitet. A thua do te beje vaki gje e re ne janar 2018 qe duhet te presim deri atehere? Shihni kur te dalin e te thone zyrtarisht se Task Forca nuk ka fuqi prapavepruese qe te merret me 2017, se do te ishte antikushtetuese. Madje Helsinki, Soros, etj do te organizojne tryeza bindese qe eshte keshtu. Fundja, pa i plotesuar Rama me doren e vet organet e vetingut, si mund te kete Drejtesi?! Ndaj edhe Tahiri nuk hyn te peshqit e medhenj se eshte i 2013-2017.

Ku e dinte Borselino‎ i ngrate se, 25 vite pas atentatit ndaj tij, ka edhe Ed Rame qe nuk ka lene peshkaqen te krimit pa futur ne institucione, madje ka dhe Keshill Mandatesh qe zevendeson gjykaten. Po ka edhe shoë perpara nderkombetaresh ku Rama zotohet se peshkaqeni do kape peshkaqenet. Eh sa gjera nuk dinte Borselino!

Të fundit