Flash News

KRYESORE

Deputeti i PDIU-së dorëzon mandatin

Deputeti i PDIU-së dorëzon mandatin

Deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Bujar Muça ka dhënë dorëheqje nga mandati i tij.

Mësohet se Muça e ka dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërkohë që ky institucion e ka udhëzuar që kërkesën ta paraqes pranë Kuvendit, dhe ky i fundit pastaj ja përcjen KQZ-së.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së deputetit Muça. Ai u zgjodh deputet në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e fundit.

Të fundit