Flash News

KRYESORE

Aqif Rakipi kërkon 'kokën' e Shpëtim Idrizit: Është dembel, përgjegjës i vetëm për humbjen

Aqif Rakipi kërkon 'kokën' e Shpëtim Idrizit:

Pas zhvillimeve në PD, edhe në PDIU kërkohet përgjegjësia për arritjen e rezultateve të ulta. Deputeti i zgjedhur i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Aqif Rakipi, në nëj intervistë për gazetën “Panorama”  ka analizuar gjendjen ku ndodhet partia, si dhe rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Lidhur me mandatin e munguar të Shpëtim Idrizit, Aqifi ia faturon atë vetë kreut çam,  si përgjegjësi direkte e tij. “Për moshyrjen e Shpëtim Idrizit në Parlament, nuk bëj përgjegjës njerëzit se sa vetë kryetarin. Kryetari arsyet e humbjes duhet t’i kërkojë te vetja. Në fushatë po nuk dole t’i takosh njerëzit kudo që të jenë, po nuk shkove t’i respektosh në komunitetet e tyre, në shtëpi, në biznese, njerëzit nuk të mbështesin, sepse ata nuk të shohin më si kryetar partie, por të vlerësojnë nga marrëdhënia njerëzore direkte që ti krijon. Nuk ka më bastione, sidomos me partitë e vogla. Pse nuk na ka votuar komuniteti çam në Tiranë? Ne këtë duhet të analizojmë. Si politikan Shpëtim Idrizin, unë do ta klasifikoja si 10 më të mirët e Parlamentit.  Është pak dembel dhe kjo na ka dëmtuar pak. Kështu nuk ecet më tutje. Kryetari duhet të jetë më i drejtpërdrejtë, më i komunikueshëm me njerëzit. Do të diskutojmë brenda partisë se si do të zgjidhet ky ngërç. Për shkak të rezultatit, edhe kryetari mund të japë dorëheqje”, tha ndër të tjera Rakipi.

Politiko.al - 27 qershor: PDIU drejt shkrirjes si parti? Dy figurat kryesore jashtë Kuvendit, hyn biznesmeni mik i Edi Ramës

Të fundit