Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS i afrohet Vokshit në foltore për ta sqaruar pas përplasjes me Gramoz Ruçin

Deputeti i PS i afrohet Vokshit në foltore për ta sqaruar pas

Deputetja demokrate, Albana Vokshi nuk është lejuar të flasë në Kuvend nga kryetari Gramoz Ruçi, pasi ky i fundit mori vendimin se fjalimi nuk kishte të bënte me procedurën. Vokshi u ngrit pas fjalimit të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte thërritur në interpelancë nga deputeti i PS, Alket Hyseni.

Për Vokshin, kjo interpelancë ishte një farsë, por ky konstatim nuk i pëlqeu Ruçit i cili urdhëroi mbylljen e mikrofonit.

Pas debatit Vokshi-Ruçi, deputeti Hyseni u ngrit nga vendi dhe iu afrua koleges demokrate, e cila e akuzoi pak më parë për interpelancën. Pasi disa minutash diskutim, dy deputetët janë rikthyer në vendet e tyre, ndërkohë Ruçi rinisi seancën plenare.

 

Të fundit