Flash News

KRYESORE

Deputeti: PS donte zgjedhje, por ndërkombëtarët nuk e lejuan

Deputeti: PS donte zgjedhje, por ndërkombëtarët nuk e lejuan

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, tregoi se ditën që PD dorëzoi mandatet, shumica ishte gati që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por një dëshirë e tillë nuk u pranua nga ndërkombëtarët, të cilët sipas tij e bënë të qartë se kjo gjë nuk duhej të ndodhte.

“Me aq informacione sa kam, ditën që PD e ka braktisur kuvendin, ka pasur dëshirë edhe kjo mazhorancë të ikte dhe vendi të shkonte në zgjedhje, nuk i kanë lënë. Nuk i kanë lënë, dhe po ta shikosh ka dy ditë që zyrtari i DASH nuk flet më për zgjedhje, por për burgje. Si duket edhe në burg do me i mbajt mirë këtë pjesën e baballarëve të tyre. Ka ardhur enkas për burgje.”, tha Murrizi në emisionin “Arena” në Ora News.

Të fundit