Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Deputeti i PS kërcënon Fatos Lubonjën: Deklaratat e tua janë të dënueshme nga kodi penal; tenton turbullira publike
Deputeti i PS, Ulsi Manja ka kërcënuar analistin Fatos Lubonja për deklaratat që bën në studiot televizive, për të cilat thotë se janë të dënueshme nga kodi penal. Gjatë një debati në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Manja akuzoi Lubonjën se përpiqet të krijojë turbullira publike duke pretenduar se Shqipëria është në luftë.
“Ai nuk jeton këtu, ai jeton në hënë. E kupton çfarë flet ai? Këto që thotë ky janë të dënueshme nga kodi penal. Janë thirrje për krijim turbullirash publike. Duke dhënë një realitet imagjinar, se e ka në kokë atë, tenton të krijojë turbullira publike në një shtet ku funksionon ligji. Ka të paktën katër vjet në studio që Shqipëria për këtë është luftë”, u shpreh Manja.
Analisti reagoi duke theksuar se në Shqipëri ka luftë mes bandave politike dhe kjo është arsyeja përse shqiptarët janë të dytët në Evropë, pas sirianëve, sa i përket kërkesave për azil.