Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS-së bën batutë me ambasadorin Lu: Së bashku me ty bëhemi 8 socialistë

Deputeti i PS-së bën batutë me ambasadorin Lu: Së bashku me

Ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë konferencës për teknologjinë në zgjedhje, ironizoi deputetët e PS për shkak të mungesës së tyre duke u shprehur se janë ende në krevat.

“Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegoi se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik”, u shpreh Lu.

Por deputeti Bledi Çuçi i’u përgjigj me ironi ambasadorit amerikan.

“Mos të dyshojë në asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste, sepse në salle janë 7 të komisionit ad hoc të reformës territoriale. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur juve në krah, bëhemi 8”, tha Çuçi.

Të fundit