Flash News

E-TJERA

Deputeti i PS-së “ia bën hallall” Metës postin e Kryeministrit

Deputeti i PS-së “ia bën hallall” Metës postin e

Deklaratat e ministres së Integrimit, Kaudia Gjosha dhe atij të Bujqësisë, Edmond Panariti, kanë shkaktuar reagimin e njërit prej deputetëve të PS-së, Vladimir Kosta, i cili është shprehur me anë të një statusi në facebook, se baza e Partisë Socialiste është shumë e qartë për një divorc të menjëhershëm me LSI-në. “Patjetër që duhet ta shohin Metën si Kryeministër, por pasi të fitojë shumicën e votave të vetëm, pa aleancë. Nëse i vetëm fiton qoftë edhe 25 % të vendeve në parlament, hallall ja bëjmë postin e kryeministrit”, është shprehur Kosta. Ai e ka sfiduar LSI-në, duke u thënë se nëse e duan kryeministrin, të dalin më vete dhe të provojnë ta marrin.Ndërkohë, ai i ka ftuar bashkëqeverisësit që për sa kohë të quhen aleatë të sillen si të tillë, të paktën publikisht.

Të fundit