Flash News

KRYESORE

Deputeti që ngatërron emrin e Kim Filbit dhe sheshin 'Omonia' e kujton të kohës së Sokratit

Deputeti që ngatërron emrin e Kim Filbit dhe sheshin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, në një intervistë për Neës 24 ka bërë publik vendimin e tij për të mos e djegur mandatin parlamentar duke dalë kundër vendimit politik të forcës politike ku bënte pjesë.

Gjatë intervistës Murrizi, deputet i Lushnjës, ka bërë disa përpjekje për të tingëlluar erudi (dikush me njohuri të gjera). Duke dëshmuar, jo vetëm nivelin intelektual profesional, por pjesërisht edhe të parlamentit ku bën pjesë, ai ka bërë të paktën dy gabime. Kur përmendi spiunin e famshëm britanik Kim Phillby (Filbi) deputeti Murrizi e shtrembëroi në Klim Fibi. Në përpjekje për ta zgjeruar bisedën dhe për të folur për 'demokracinë përfaqësuese' Murrizi ka përmendur Athinën e lashtë dhe sheshin 'Omonia' ku mblidheshin forumet për të marrë vendimet.

Omonia është një shesh i njohur në Athinën moderne, dhe jo atë antike, i njohur për shqiptarët sepse bashkëatdhetarët tanë mblidheshin atje për të kërkuar punë ditore ose sezonale.

Të fundit