Flash News

KRYESORE

Deputeti Rakipi përplasi për vdekje kalimtarin, zbardhen detajet e para nga policia

Deputeti Rakipi përplasi për vdekje kalimtarin, zbardhen detajet e

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vore-Tiranë, ku deputeti i PDIU-se, Aqif Rakipi përplasi për vdekje nje 53-vjeçar.

Policia bën me dije se rreth orës 04:41, është marrë njoftimi se në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

“Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat”, thuahet në njoftim.

Policia njofton gjithashtu se janë kryer veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

Të fundit