Flash News

KRYESORE

Deputeti-Ramës në Kuvend: Fjalët e Aleksandër Gjokës do të të duken si përkëdheli

Deputeti-Ramës në Kuvend: Fjalët e Aleksandër Gjokës do

Deputeti Andi Përmeti i cilësoi si tallje masat e marra nga qeveria Rama gjatë pandemisë.

Ai përmendi edhe nismën e re të ndalimit të makinave gjatë të dielave nga tetori deri në mars 2021, pa patur pandemi, ndërsa shtoi se shqiptarët janë të varfër e te vuajtur por janë popull me dinjitet.

Sipas Përmetit, reagimi ndaj Ramës do jetë aq i fortë nga shqiptarët, saqë fjalët e këngëtarit Aleksandër Gjoka do t’i duken si përkëdheli.

“Në 10.00 të darkës lajmëroi kufizimet e fundjavës, mbyllje bizneseve, jo vetëm në zonat e kuqe po ne gjithë Shqipërinë. Qindra biznese u gjobitën të nesërmen, pronarët nuk dinin gjë, në fund të fundit askush s’ka detyrimin të rri deri me 12 të natës me sy e vesh nga facebooku i Ramës, i cili edhe dje nga facebook u shfaq si shpëtimtari i shqiptareve nga virusi, jo mjekët, jo infermierët, jo ZOTI po ai vet babi i kombit nga Surreli.

Po nga fb para pak ditësh lajmëroi ndalimin e lëvizjes me makina të dielave nga tetori në mars. Pa pasur pandemi. Pa pasur gjendje të jashtëzakonshme. Thjesht se do ai, babai i kombit nga Surreli.  Me ke tallesh zoti Rama? Çfarë kujton ti se janë shqiptarët? Dele? Kavie të eksperimenteve te tua nga Surreli? Shqiptarët janë të varfër e te vuajtur por janë popull me dinjitet dhe nëse ti nuk ndalon talljen dhe eksperimentet me ta reagimi i tyre do jetë aq i fortë dhe aq i egër, sa fjalët e te madhit Aleksandër Gjoka do të të duken si përkëdheli”, u shpreh Përmeti.

Të fundit