Flash News

KRYESORE

Deputeti i rëndësishëm i PS-së drejt lënies së mandatit

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino është drejt lënies së mandatit. Kandidimi për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit e detyron Finon që të dorëhqiet nga detyra e deputetit për të konkurruar përballë Armando Dukës, kryetari ende në detyrë.

“Federata është asnjëanëse në çështjet politike dhe fetare”, thuhet në statuin e FSHF-së, çka e detyron Finon të kandidojë pa mbajtur postin e rëndësishëm politik. Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet sot në mbrëmje, në emisionin 'Rubrika Sportive', që transmetohet në RTSH.

Bashkim Fino ka qenë deputet i Kuvendit për disa legjislatura, por ka ushtruar edhe detyrën e kryeministrit gjatë trazirave të 1997.

Të fundit