Flash News

KRYESORE

Deputeti më i ri i Parlamentit … vetëm për 41 ditë

Deputeti më i ri i Parlamentit … vetëm për 41 ditë

Para disa ditësj Kryeministri Rama vendosi që të emërojë Arben Çukon, ish- komandanti i Gardës së Republikës, në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Rimarrja e pesë drejtorive të rëndësishme sërish nga Partia Socialiste pas paktit me PD-në ka bërë që të ndryshojnë sërish emrat e deputetëve të legjislaturës që është ende në detyrë. Ky vendim i Ramës u pasua nga një kërkesë që Cuko i bëri Kuvendit për të lënë mandatin dhe kjo detyroi KQZ-në që t’i rikthehej edhe njëherë listave të PS-së në qarkun e Fierit.

Burime nga ky institucion i thanë se në vendimin e KQZ-së, rezulton se mandatin që lë Çuko do ta marrë Artur Çobani, i cili në 2013 ishte i 13-ti në listë.

Ai do të jetë deputet vetëm për 41 ditë, pasi në 4 shtator mblidhet Kuvendi i ri.

Të fundit