Flash News

KRYESORE

Deputeti i ri i PDIU-së rezulton i dënuar, u fut me makinë në stadium

Ish-kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici do të jetë deputeti i ri i PDIU-së duke marr në këtë mënyrë mandatin që ju hoq Aqif Rakipit. Ky i fundit humbi mandatin e deputetit pasi nuk deklaroi në formularin e vetëdeklarimit ndalimin nga policia italiane.

Por edhe zëvendësuesi i tij Dritan Bici rezulton se ka pasur probleme me drejtësinë. Ai rezulton i dënuar për kundërshtim të urdhrit të policisë, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2013.

Bici ka hyrë me automjet në fushën e futbollit gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit. Ai është proceduar nga policia për këtë ngjarje dhe është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me një muaj e 15 ditë burg, por që u konvertuar me 60 orë punë publike.

Të fundit