Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj, ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. Selmanaj e quan të padrejtë dorëheqjen e Haradinajt.
“Një lajm i papritur, edhe shokues. Me thënë të vërtetën jemi të shokuar nga ky lajm. Personalisht as që e kam menduar që Haradinaj mund të ftohet nga gjykata speciale, por ja që është tepër e çuditshme dhe tepër e papritur”, ka thënë Selmanaj për KTV-në.
Më tej ka shtuar se qëndrimet e Hardinajt kanë qenë në shërbim të vendit por që pranon se jo të gjithëve iu kanë pëlqyer këto qëndrime, duke theksuar se mund të mos jenë pëlqyer as nga ndërkombëtarët.
“Ramush Haradinaj ka paguar çmim gjithmonë dhe si duket po e paguan përsëri”, ka shtuar ai.
Discussion about this post