Flash News

KRYESORE

Deputeti Shehaj tregon arsyet: Pse dorëheqja e Fatmir Xhafës është e pashmangshme

Deputeti Shehaj tregon arsyet: Pse dorëheqja e Fatmir Xhafës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, jep dy arsye, sipas tij, pse dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është e pashmangshme.

Në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë se në rast arrestimi të Agron Xhafës, do ishte e papranueshme që Fatmir Xhafaj të jetë ministër dhe i vëllai në burg në pritje të ekstradimit ndërsa në rastin e mos arrestimit, ministri i Brendshëm do humbiste çdo lloj besueshmerie në Shqipëri dhe me ndërkombëtarët.

“Pse dorëheqja e ministrit Xhafaj është e pashmangshme?

Ne rast arrestimi të Agron Xhafes, do ishte e papranueshme që Fatmir Xhafaj të jetë ministër dhe i vëllai në burg në pritje të ekstradimit.

Në rastin e mos arrestimit, ministri i brendshëm do humbiste çdo lloj besueshmerie në Shqipëri dhe me ndërkombëtarët.

Ne secilin rast, Xhafaj duhet te jape dorëheqjen”, shkruan Shehaj në rrjetin social Facebook.

 

Të fundit