All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deputeti: Si mashtron Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve

All - Paragraf - 1

Deputeti demokrat Luçiano Boçi shprehet se kryeministri Edi Rama nuk e ka plotësuar kërkesën e studentëve për mospagimin e krediteve për provimet e mbetura. Ai ka publikuar një faturë të një studenti që ka 4 mijë lekë për çdo kredit.

All - Paragraf - 3

Reagimi i Luçiano Boçit:

MASHTRUESI ME ÇIZME

Rama vazhdon turin e tij të mashtrimeve me studentët nga Korça, duke i tundur para syve paktin-indulgjencë e duke i hedhur si “kockë” persekucionin akademik, që “prokurorët” e tij politikë, do bëjnë me pedagogët.

Ndërkohë kërkesat e studentëve mbeten në ajër.

Tarifat gjoja të përgjysmuara të Bachelorit që i jepen studentëve me dorën e djathtë, u rrëmbehen në shuma akoma të mëdha me dorën e majtë, me tarifë tjetër, atë të krediteve që me demek u anullua.

Rasti në foto e tregon.

Studenti poshtë në foto, është i detyruar dhe ka paguar 4 mijë lekë për çdo kredit.

Për 35 kredite ka paguar 140 mijë lekë.

Nga tarifa prej 250 mijë lekësh e Bachelorit ka përfituar gjoja 125 mijë lekë.

Në fund të ditës ai dhe familja e tij kanë paguar në total 15 mijë lekë më shumë.

Zhvatje epike në mes të ditës, e shitur, akoma më keq, si falje.

Kësaj i thonë:

EDHE HAJDUT ME ÇIZME EDHE MASHTRUES ME ÇIZME

Të fundit