Deputeti socialist dedikim prekës pas ndarjes nga jeta të Arben Bajos: Unë nuk të ndihmova dot, as shteti

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të artistit Arben Bajo, pasi humbi sot betejën me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Velaj shkruan se: “Arbeni iku”, ndërsa ai vetë “por edhe shteti nuk mundën ta ndihmojnë.”

Kujtojmë se,  Arben Bajo, artisti i cili krijoi edhe veprën e Vaçe Zelës, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare pas infektimit me COVID-19.

Postimi i plotë:

ARBEN BAJO nuk është më.
Unë nuk e ndihmova dotë.
As ti.
Aa ai dhe ajo.

As shteti.
As Vace Zela.
Bronxi i saj.
Kitara.
As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj,
tekat e saj.

  1. I. P. Kohës Tonë.
    R. I. P. Bronxit.