Flash News

KRYESORE

Deputeti i socialist sulmon ashpër LSI: Shtypeni partinë e zarfit

Deputeti i socialist sulmon ashpër LSI: Shtypeni partinë e zarfit

Deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar ashpër LSI pas ngjarjes së një dite më parë që bëri bujë në rrejtet sociale ku kandidati i LSI­-së për deputet në Lezhë Viktor Tushaj, u shfaq teksa i fuste një zarf në xhep një simpatizanti.

Braçe quan LSI partia e zarfit dhe bën thirrje që ajo duhet shtypur.

Statusi i Braçes:  

“SHTYPENI” PARTINE E ZARFIT!! Dje beri buje fakti i rende i zarfit ne xhep, me leke, nga nje kandidat per deputet, kryesues i listes se LSI ne Lezhe, tek nje viktime, deshmitar i nje ngjarje kriminale pretenduar me sfond politik; Ngjarje kyc ne strategjine e “viktimes fizike” te ketyre zgjedhjeve.

Zarfi ishte me leke dhe ska me asnje pike dyshimi kjo gje; Kandidati i LSI e pranoi burrerisht kete por duke njollosur burrerine e malesise!! Pas kesaj, dy gjera me bejne pershtypje; E para, E gjithe media e shkruar sot, ishte shitur po me leke; Asnje gazete, zero, nuk e kishte ne faqe te pare “zarfin me leke” ne Lezhe. Ky eshte tmerr! A e dini pse? Sepse nga dje, nuk ka me fushate.

Nga une i pari, e kemi lene fushaten, po bejme roje, diten e me shume naten. Ruajme partine apo partite e zarfit!! Eshte java e saj, e tyre, nata eshte pjesa me e rendesishme per ta. E di, do thoni: Normale! Vetem normale nuk eshte! Eshte turp! Por eshte krim i madh!

Ndaj heshtja sot ne gazeta qe nuk shiten e blihenbper tu lexuar, por per te fahehur e favorizuar nje krim masiv elektoral, eshte e neveritshme.

E dyta, te gjitha institucionet shteterore, perfshire dhe kete zevendeskryeminiatren teknike, ministrin e Brendshem, policine e shtetit, Prokurorine mbi te gjitha kane heshtur ne menyren me te turpshme; A eshte kapje kjo? Paralajmeron jo zgjedhje, por nje treg te madh vote qe do kriminalizoje masiviaht zgjedhjet. Kandidati i LSI i perfshire ne skandal, ka qene dy mandate kryetar bashkie;

Tani eshte drejtor i Agjncise Kombetare te Burimeve Natyrore, institucioni me i korruptuar ne vend qe adminiatron pasurine me te madhe ne vend.

I korruptuar jo sot, prej nje jete, posacerisht pas rikthimit ne qeveri te Sali Berishes, vecanerisht pas qeverise se perbashket PD­LSI. Lexoni raportet e KLSH per kete institucion dhe kete periudhe e do kuptoni cfare kriminibkane bere ketij vendi prej AKBN. Kjo e ben edhe me te rende pyetjen qe se ben kerkush prej dje; NGA DOLEN PARATE E ZARFIT DJE?! Eshte themelore per gjithkend te dije burimin e ketyre parave!! 

Të fundit