Flash News

KRYESORE

Deputeti socialist tregon defektin e madh të Edi Ramës

Vetëm një javë deputet i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka rrëfyer si ishte puna si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Braho ka treguar një nga defektet e shefit të qeverisë. Sipas tij, ai nuk pranonte të konsultohej me këshilltarët e tij për vendimet që merreshin.

“Jam përpjekur vazhdimisht ta këshilloj, për çështje që duhet t’i kishte parasysh. Puna është se këta nuk dëgjojnë më këshilla. Rama nuk hyn te ata që dëgjon këshilla. Nuk më ka dëgjuar vazhdimisht. I dhashë këshillë për Rrugën e Kombit. I thashë: Çfarë e ke këtë taksë? Ai më tha e kanë vendosur këta, kanë rënë dakord. Ky është një nga defektet e Ramës, momenti i reflektimit për çështjet që merr. Por, ka patur raste që edhe na ka dëgjuar”, është shprehur deputeti më i ri i PS në Kuvend.

Të fundit