Flash News

KRYESORE

Deputeti Tom Doshi nuk i ndahet Vllaznisë, surprizon sërish lojtarët kuqeblu

Deputeti Tom Doshi nuk i ndahet Vllaznisë, surprizon sërish

Në prag të ndeshjes me Skënderbeun në stadiumin Loro Boriçi, deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka vendosur një bonus 5000€ për lojtarët kuqeblu nëse fitojnë ndaj korçarëve.

Kjo nuk është hera e parë që Doshi bën një lëvizje të tillë, pasi edhe në ndeshjet e kaluara ka akorduar para për të motivuar lojtarët e ekipit.

Për këtë sfidë trajneri Ernest Gjoka nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Renato Malota, i cili është në kërkim nga policia për tjetërsim pronash në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Aktualisht skuadra e Vllaznisë renditet në vendin e tetë me 27 pikë  dhe rrezikon seriozisht qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Të fundit