Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Deputeti i Vlorës sfidon Ramën: Do të të monitoroj për çdo premtim që bën
Deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, fitues në listën e Partisë Demokratike, ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama, gjithashtu deputet i qarkut jugor. Në reagim të nismës së re të shefit të qeverisë, një adresë emaili ku mund të dërgojnë cv-të e tyre ata që kërkojnë punë, Shehaj shkruan se do të ngrejë një strukturë monitorimi. Ai u këkron atyre që i dërgojnë Ramës një cv duke i kërkuar punë, të bëjnë të njëjtën gjë edhe në një adresë të hapur prej stafit të tij. Pas 6 muajsh deputeti thotë se do të monitorojë se sa prej punëkërkuesve janë marrë në punë.
Shehaj thotë se 'Rama na ka mashtruar për katër vite', dhe shton që ai është aktor i mirë dhe meriton çmimin 'Oscar'.
Postimi i plotë i Shehajt:
EDI RAMA FITON ÇMIMIN OSCAR: AKTORI MË I MIRË I VITIT!
Edi Rama vërtet nuk bën për kryeministër, por s’mund ta mohojmë që është një aktor i shkëlqyer.
Në katër vite na ka mashtruar nëpërmjet Zyrave të Punës, transparenca.al, televizionit dhe statuseve në Facebook. Ai mashtroi edhe kur premtoi 300 mijë vende pune apo shëndetësinë falas. Ndërsa sot aktroi sërish, kur iu premtoi shqiptarëve se do i merrte në punë nëse ata aplikonin në adresën [email protected]
Jam i bindur që kjo është gënjeshtra e rradhës, prandaj dua që ta vërtetojmë së bashku!
Çdo aplikim që do bëni në adresën shqipëriaqë[email protected] , dërgojeni gjithashtu edhe në adresën [email protected] (ose më shto në CC). Unë dhe stafi im do ndjekim procesin dhe pas 6 muajsh do verifikojmë nëse Rama e ka mbajtur premtimin! Do verifikojmë sa dhe cilët ka punësuar. Do shohim nëse procesi është kryer mbi baza meritokracie, ashtu siç premton Rama.
Ka ardhur moment të ndjekim “këmbë pas këmbe” qeverinë në çdo premtim që ajo bën. Ka ardhur momenti t’i japim fund shfaqjes!