Flash News

KRYESORE

Deputetit të LSI i vjedhin profilin në Facebook, deklarata për tërheqjen nga gara

Deputetit të LSI i vjedhin profilin në Facebook, deklarata për

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook,dukej se  kandidati për deputet i LSI ka deklaruar se  do të tërhiqet nga zgjedhjet, kur vetëm pak orë na ndajnë nag votimet.

Ndërkohë sipas burimeve të Panorama profili i tij është vjedhur dhe kjo deklarat nuk është e vërtetë.

Statusi i plotë:

Të dashur miq! Votues të dashur unë me ju kam lidh besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë së bashku. Une si deputet I Qarkut të Shkodrës jam fokusuar gjithmonë në mbështetje të familjeve në nevojë, jo vetëm në zonë por në të gjithë Qarkun,si deputet, si zë i fortë i juaji, ku së bashku inaguruam me dhjetra investime.

Unë bashkë me ju sakrifikuam shumë, duke u mbështetur tek njëri-tjetri, ku në 6 qershor 2016 pritëm në Shkodër, mbi 15.000 vetë, ku dhatë shumë nga pritja juaj legjendare. Në vitin 2015 direkt pas zgjedhjeve lokale, pas humbjes fatale të PS në Shkodër u takova me z.Meta për t'i dhënë dorën dhe për t'u larguar nga LSI, reagimi ishte i menjëhershëm! Ai mu drejtua me premtimin se nëse vazhdoja të punoja fortë këto dy vite, prane jush do të isha i pari i listës dhe do t'i siguroja 3 Mandate forcës tonë politike. Por, zhgënjimi do të vinte shumë shpejt! Takohem me z.Meta të shtunën dhe i them, se mënyra se si kjo fushatë u mbajt përgjatë gjithë këtyre muajve e për më tepër këto ditët e fundit, më ka zhgënjyer mua dhe elektoratin e LSI në Shkodër. Ofertat e Ilirit ishin qesharake, të majme dhe mosbesuese, sigurisht të papranuara nga unë. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave të votuesve të mi, të cilët më kërkuan me vendosmëri që mos të punoja më për te. Kam vendosur të tërhiqem nga gara! 

S'mundem më ta përmbaj inatin dhe indinjatën. Prandaj, tërhiqem nga gara sot, deri në ditën që mandatin tim, do të jem në gjendje t'jua marrë qytetarëve shkodranë me votë e jo me lekë e presion. Me mirënjohje i juaji Agron Cela!

Të fundit