Flash News

KRYESORE

Deputetja demokrate: Njerëzit më shkruanin duke më kërkuar ta grisja fletën e votimit me emrin e Gramoz Ruçit

Deputetja demokrate: Njerëzit më shkruanin duke më kërkuar

Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj flet për dy ndjenja 'të çuditshme' që ka përjetuar dje në seancën e parë të Kuvendit. Në një status në Facebook, Meçorapaj shkruan për ndjesinë falenderuese ndaj Bashës dhe demokratëve që e zgjodhën, por edhe frustrimit për fakitn se në krye të parlamentit po zgjidhej Gramoz Ruçi, ministri i fundit i diktaturës. Ajo zbulon se ka patur njerëz që i kanë shkruar sms duke i kërkuar që të griste fletën e votimit me emrin e Ruçit.

Statusi i plotë i deputetes:

DITA E PARE SI DEPUTETE, JO E FUNDIT SI 'E PERSEKUTUAR'

Dje ka qenë një ditë e çuditshme. U përzien brenda pak orësh gëzimi dhe shpresa e një nisjeje të re dhe ndërprerja e tyre nga kujtime dhe dhimbje të së vjetrës. Si deputete e re e Partisë Demokratike, ndihesha falenderuese ndaj kryetarit të PD, z. Basha dhe qytetarëve të Vlorës që më votuan. Si pasardhëse e një familjeje të persekutuar nga regjimi komunist, ndihesha e pafuqishme për të bërë më shumë se sa mund të bënim dje, duke votuar 'Kundër' dhe duke e lënë sallën.

Kishte të afërm, dhe vlonjatë të thjeshtë, që më shkruanin dje se duhej ta grisja, demonstrativisht, fletën  e votimit me emrin e Gramoz Ruçit.

U mjaftova me votën 'Kundër'.

Jam e pikëlluar për faktin se lufta e klasave në Shqipëri, me sa duket, nuk është mbyllur dhe, madje ata që e shpikën dhe e ekzekutuan atë janë sërish në krye. Aq të plotë e kanë fuqinë, sa edhe votën 'Kundër' të konkurentëve të tyre politikë, janë të gatshëm ta tjetërsojnë dhe të thonë se ishte 'Pro' tyre.

 

Të fundit