Flash News

KRYESORE

Deputetja demokrate pranon tre 'reformat' e Edi Ramës: Duhet t’i japim Çezarit çfarë i takon

Deputetja demokrate pranon tre 'reformat' e Edi Ramës: Duhet

Deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj, ditën e djeshme në Kuvend foli për mjerimin dhe mashtrimin, që sipas saj ka bërë kryeministri ndaj qytetarëve me skemën e re të ndihmës ekonomike.

Meçorapaj pranoi dhe reformat e kryeministrit Rama, që janë jashtë atyre që priteshin.

“Qeveria e zotit Rama flet pafund për reforma. Dhe duhet t'i japim Çezarit atë çfarë i takon. Tri reforma i ka kryer. Ka reformuar rrugët e hyrjes dhe daljes së trafikut të drogës në Europë.

Ka reformuar fjalorin social të shqiptarëve duke rikthyer fjalët 'refugjat' dhe 'azilant' që kishin dalë nga përdorimi, përveçse kur përdoreshin për të kujtuar ngjarjet e viteve '90.

Së treti ka reformuar skemën e ndihmës ekonomike në mënyrë spektakolare: Para zgjedhjeve u dha familjeve në nevojë paketa të një platfome televizive digjitale, dhe pas zgjedhjeve i nxori nga skema e ndihmës ekonomike sepse kishin televizor me ngjyra!”, u shpreh ndër të tjera gjatë fjalës së saj Meçorapaj.

Të fundit