Flash News

KRYESORE

Deputetja e parë e PS që reagon pas protestës, merret me pjesëmarrjen dhe jo me kërkesat e qytetarëve

Ashtu siç pritej, reagimi i parë nga mazhoranca dhe Partia Socialiste për protestën e opozitës do të kishte të bënte me numrin e pjesëmarrësve dhe jo me thelbin e çështjes, pakënaqësinë e qytetarëve.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti nuk i ka zhgënjyer këto pritshmëri pasi në reagimin e saj merret pikërisht me pjesëmarrjen, duke publikuar disa foto ku pretendon për një numër të ulët njerëzish në protestë. Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nuk thotë asnjë fjalë për skandalin ku është përfshirë paraardhësi i saj në PS-në e Tiranës, Saimir Tahiri, as për situatën e rënduar ekonomike, por përsërit ngjarjet tragjike të Gërdecit dhe 21 janarit, për të cilat, qeveria socialiste nuk ka ndihmuar aspak gjatë këtyre pesë viteve që të gjejnë rrugën e drejtësisë, por është mjaftuar vetëm me dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave.

Reagimi i Blerina Gjylametit:

Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot.

Shqiptarët i braktisën edhe sot, në luftën e tyre për pushtet, ata që kanë frikë Reformën në Drejtësi, ata që i vodhën për 8 vjet rresht, që i shkrumbuan në Gërdec , që i vranë në 21 janar, që shitën detin, që kauzë të vetme kanë hallin e parave të vjehrrit, që qajnë përnatë tepsinë e paratë e ofiqarëve të tyre.

Edhe sot, të nderuar opozitarë, treguat se nuk jeni alternativë qeverisëse!

Gjithmonë e më shumë të bindur në angazhimin tonë për të ndërtuar Shqipërinë që duam, Shqipërinë Europiane. 

Të tjera nga protesta:

“Sot vdes 25 qershori”, Basha tregon raportin e ri në Shqipëri: Qytetarët janë përballë pushtetit të krimit

Kryemadhi flet për fundin e Edi Ramës: Sot ka mbetur vetëm; nuk ka ambasador që e shpëton

Zagani u bën thirrje kolegëve: Denonconi kriminelët kushdo qofshin ata

 

Të fundit