Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Deputetja e PD dedikim të ndjerë nënës që nuk jeton më: Të kujtoj me dashuri si të ishe këtu me mua
Deputetja e PD, Oriola Pampuri nuk i ka kursyer fjalët e zgjedhura në ditën e 8 marsit dhe një dedikim për nënën, edhe pse nuk jeton më. Ndërsa poston foto me mamanë e saj, deputetja demokrate shkruan se roli i femrës në botë është i pakrahasueshëm.
“Nje vajze, nje grua e nje nene, misionare te forces, kurajos e fuqise. Simboli i sakrifices, mundit e paqes. Kjo eshte gruaja, kjo eshte nena. Pa to, pa ne, Bota do te ishte e heshtur, Bota do te ishte bosh....Nje dite e tille kurorezon punen e mundin e 365 diteve, nje dite e tille le te sherbeje si reflektim mbi ate cka kemi arritur e c'mund te bejme me mire ”, shkruan Pampuri.
Ndër të tjera, deputetja shkruan fjalë prekëse edhe për nënën e saj që nuk jeton më.
“Gezuar Nana ime, qe me rrite me ato vlera qe vetem ti dije t'i percoje, e une sot te kujtoj me dashurine me te madhe, si te ishe ketu me mua, edhe pse je atje Lart. Gezuar Mam, je mbeshtetje e guxim per mua. Gezuar 8 Marsin me shume respekt per te gjitha ju mikesha e zonja te nderuara”, shkruan deputetja demokrate, Orila Pampuri, e dyta në qarkun e Tiranës, pas Lulzim Bashës.