Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD frymëzohet nga Nënë Tereza: E morëm pushim nga betejat e politikës, bëmë diçka të vogël

Deputetja e PD frymëzohet nga Nënë Tereza: E morëm pushim

Ditën e djeshme deputetët e Kuvendit, ndryshe nga herë të tjera kanë qenë pjesë e një fushate sensibilizuese. Ata kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Pjesë e kësaj nisme ka qenë edhe deputetja e PD, Nada Meçorapaj, e cila e frymëzuar nga thëniet e Nënë Terezës thotë se ditën e djeshme bashkë me kolegët e saj “kanë bërë gjëra të vogla, por me zemër të madhe”.

“Politika shpesh shihet si betejë me moton 'të marr gjak në vetull'. Nën frymëzimin e asaj që thotë Shën Tereza 'të bëjmë gjëra të vogla me zemër të madhe', bashkë me kolegët sot morëm pushim nga betejat dhe bëmë diçka të vogël.

Dhuruam gjak për fëmijët talasemikë”, shkruan deputetja demokrate.

Të fundit