Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Deputetja e PD: Kryeministri unik pa përgjegjësi, e tremb firma e tij e korruptuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar veprimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me delegimin e përgjegjësive si ministër i Jashtëm, kandidatit të refuzuar nga presidenti, Gent Cakajt.
Çupi shprehet se kryeministri, me këtë veprim, ka treguar se ai ka frikë të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, duke ia deleguar ato vartësve, siç bëri me zëvendësin e tij në Ministrinë e Jashtme.
Deputetja kujton se kur ishte kryetar bashkie delegonte firmën te zëvendës kryetarët, e përmes këtij veprimi ai betonizoi Tiranën, dha tendera e prona publike.
Postimi i plotë:
Kryeministri unik pa përgjegjësi, e tremb firma e tij e korruptuar. Shqiptarët nuk kanë pse çuditen kur shohin kryeministrin e tyre që ka frike të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij duke ia deleguar ato vartësve sic bëri me zëvendësin e tij në Ministrinë e Jashtme.
Kryeministri është rekordmen i frikës së veprimeve të tij. Edi Ramën e kanë parë shqiptarët gjthmonë në formatin e njeriut që smerr përgjegjësi por ua delegon vartësve të tij .
Kur ishte kryetar bashkie delegonte firmë. te zëvendës kryetarët, e përmes këtij veprimi ai betonizoi Tiranën , dha tendera e prona publike,
Kur u bë kryeministër të gjitha VKM i ka firmosur zëvendëskryeministri i radhës pasi ka frikë të mbajë përgjegjësi për koncesione e PPP.
Asnjë përgjegjësi nuk mban Edi Rama për gjithcka shkatërroi në këtë vend 5 vitet e fundit. Të gjithë ata që i ka përdorur, sot nuk janë më në detyrat e tyre, e kështu do të ndodhë edhe me Ministrin e Jashtëm të komanduar prej tij.