Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD: “Legjionarët" e përfitimit, po sulmojnë Bashën

Deputetja e PD: “Legjionarët" e përfitimit, po

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook deputetja e PD, Albina Deda ka ndarë atë që e cilëson si një përjetim të dhimbshëm për situatën në të cilën gjendet kjo forcë politike.

Deda shprehet për kritikët e Bashës se pasi vodhën votat me shantazh dhe para, mendjet djallëzore dhe preverse të krimit  të organizuar po mendojnë dhe veprojnë të heqin qafe Lulzim Bashën i cili në 4 vite ka denoncuar e argumentuar me emra dhe publikisht veprimtarinë kriminale me suport shtetëror.

Statusi i plotë:

Armata e krimit dhe "legjionaret" e perfitimit, po sulmojne Bashen!

---------

(Perjetime te dhimbshme ne vend te analizes)

Pasi vodhi votat me shantazh dhe para, mendja djallezore dhe preverse e krimit te organizuar po mendon dhe vepron te heqe qafe Lulzim Bashen i cili ne 4 vite ka denoncuar e argumentuar me emra dhe publikisht veprimtarine kriminale me suport shteteror.

Natyrisht kjo nuk e shkaterroi krimin por i ka dhene atij goditje te madhe ekonomoke e per me teper ka kombetarizuar e nderkombetarizuar identitetin e tij.

Ne kete lufte kunder Bashes krimi i organizuar ka angazhuar nje armate jo te vogel te perzgjedhur me kujdes nga fusha politike e mediatike.

Per te atakuar Bashen politikisht jane rrjeshtuar bishtatundes te njohur, ish politikane te pa lavdi, njerez te dobet e viktima te vesit te njohur edhe si pijanece e bixhozxhinj, ambicioze e mitomane, njerez qe abuzuan paturpesisht me pushtetin, qe mbushen kontot e tyre dhe familjareve me miliona dhe u struken si minjte ne vilat luksoze per tu thirrur "nen arme"nga armata e krimit keto dite te nxehta.

Ky rrjeshtim i tyre me forma te djallezuara te njohura e te panjohura eshte inskenim i deshperuar dhe i planit 27 vjeçar i Sigurimit te Shtetit per tu hakmarre deri ne shkaterrim ndaj PD-se.

Prandaj nuk eshte e rastesishme qe frymes se perbaltjes e kulisave po i prijne pikerisht individe te perfolur publikisht si ish-bashkepunetore biles te pagezuar me pseudonime qe kane kryer agjenture dhe denoncime!!! 

Ketyre do ju thosha te nderpresin diversionin e nisur se shume shpejt ligji do ti perballe me faktet e tmerrshme te rekrutimit nga ishet e sigurimit te tipit te Pashkut apo Luan Pobratit.

Natyrisht e kane zor te terhiqen sepse si kontigjente qe jane jane gjithmone te shantazhueshem.

Inskenime si ajo e Durresit te sponsorizuara nga nje hajdut i denuar nga gjykata si Hysen Gashi jane nje turp njerezor, nje nonsens politik.

E gjithe veprimtaria e tyre prej shume kohesh e intensifikuar ditet e fundit nese portretizohet figurativisht ka vetem nje perkufizim; 

Jane nje shemti politike e njerezore-kopje te Mero Bazes.

Demokratet shqiptare vertet jane ne nje post-traume ku kontribues jo te vegjel jane dhe keta "legjionare"te perfitimit, por kane fuqine te ngrihen e te perballen me realitetin.

Keto ngjarje e ndihmuan PD te vetpastrohet masivisht.

Ky katarsis do na beje jo vetem te shpresojme por me siguri te triumfojme.

Koha ka deshmuar energjine e kauzat, fuqine dhe idealizmin qe ekziston te Partia Demokratike.

Morrat benin kerdine njehere e nje kohe.

Tani ka ilaçe, mjafton te identifikohen. AD

 

Të fundit