Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Deputetja e PD: Leksioni që dhanë zgjedhjet në Partinë Demokratike
Dje janë zhvilluar zgjedhjet për Kryesinë dhe Sekretariatin e Partisë Demokratike. Deputetja e PD në qarkun e Vlorës ka thënë se leksioni që kanë dhënë këto zgjedhje, është se në zgjedhje ka pasur garë.
Meçorapaj ishte një ndër kandidatet për Kryesinë e Partisë Demokratike, por edhe pse nuk u zgjodh, ajo vlerëson zgjedhjet dhe uron kolegët e zgjedhur.
Deputetja thekson se, sipas saj, kundërshtari politik, Edi Rama, prej 6 dhe më shumë vitesh mban Partinë dhe Shqiperinë pa garë.
“Ka garë. Ky është leksioni i parë që dhanë dje zgjedhjet për Kryesinë dhe Sekretariatin e Partisë Demokratike. Ndërkohë, kundërshtari ynë politik, Edi Rama, prej 6 dhe më shumë vitesh mban Partinë dhe Shqiperinë pa garë. Siç zhduku zgjedhjet në PS i vrau ato edhe në Shqipëri.
Urime Sekretarëve të rinj të PD, Kryesisë dhe kryetarit Basha për garën, zgjedhjet dhe vizionin demokratik! #Nejemindryshimi”, Nada Meçorapaj.