Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD-së na prezanton vajzën dhe këshillën e veçantë që i ka dhënë për ditëlindje

Ajo njihet për qëndrimet dhe idetë e saj veçanërisht për çështjen ekonomike, duke qenë se është jo vetëm deputete e Komisionit të Ekonomisë, por edhe pedagoge në këtë fushë.

Sot duket se Fatbardha Kadiu ka pasur një ditë të veçantë, pasi ka festuar ditëlindjen e vajzës. E ka treguar vetë, ndërsa ka postuar një foto familjare në “Facebook” dhe mes urimit ajo ka dhe një këshillë për të voglën e saj.

“Gëzuar jeta ime! U bëfsh 110 vjeçe. Prindërit më kanë mësuar të kem kujdes borxhin, por unë dua të të mësoj ty të kesh kujdes dhuratën”, kështu shkruan Kadiu dhe duket disi e vështirë për ta kuptuar por filozofia e saj është shumë e thjeshtë dhe lidhet me situatën aktuale.

Kur dikush të dhuron një shkrepëse mendo se nesër ai dikush mund të të kërkojë të ndezësh një zjarr të madh!

Pra këshilla e saj për vajzën është edhe një mesazh për politikën dhe gjithë shoqërinë tonë për të pasur kujdes nga ryshfeti e korrupsioni.

Të fundit